Bota

Seanca e Salih Mustafës, avokati mbrojtës kërkon shtyrje të afatit për dorëzimin e dosjes paraprake: Data e përshtatshme

5 Mars 2021, 11:31 Nga DOSJA
Seanca e Salih Mustafës, avokati mbrojtës kërkon shtyrje të

HAGË– Seanca, e ish-udhëheqësit të UÇK-së, Salih Mustafa po zhvillohet ditën e sotme. Gjykatësi i çështjes Nichollas Guillou i ka dhënë fjalën avokatit të Mustafës, Julius Von Bone të cilin e ka pyetur nëse është dakord me datën përfundimtare të dorëzimit të dosjes paraprake dhe datën e mbajtjes së një seance tjetër.

Avokati ka kërkuar një shtypje të afatit për dorëzimin e dosjes paraprake, deri më 16 prill, në mënyrë që të fitojë kohë për mbledhjen e të dhënave dhe për të parë nevojën për masa mbrojtëse.

“I nderuar zoti gjykatës, mbrotja ka parë kalendarin paraprak. Do të doja të shtyhej afati për dosjen paraprake, ta kalojmë në datë 16 prill. Unë e di që dosja paraprake mund të ndryshohet, po tani do donim ta shtynim në kohë. Nëse e vendosim në mes të prillit na jep kohë, qoftë e për të parë nëse kemi nevojë për masa mbrojtëse,”-ka thënë ai.

Lajmi kryesor: Nis në Gjykatën Speciale seanca ndaj Salih Mustafa

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora gjyqi i sali mustafes kosova me hage nichollas guillou gjyqi i sali mustafes kosova me hage nichollas guillou

Sondazh

Poll