Bota

Protestat për rastin “Mostra”, Prokuroria në Shkup kërkon arrestimin e një 21-vjeçari

4 Mars 2021, 14:49 Nga DOSJA
Protestat për rastin “Mostra”, Prokuroria në Shkup

MAQEDONIA E VERIUT-Prokuroria e Shkupit ka bërë të ditur se ka kërkuar paraburgim për një protestues, i cili kishte dalë në shesh për rastin “Mostra” më 26 shkurt, ku u ushtrua dhunë dhe ndaj policisë.

Në njoftimin e Prokurorisë ndër të tjera thuhet se, 21-vjeçari emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka marrë pjesë në protestë, ku ka ushtruar dhunë ndaj oficerëve të policisë.

“I dyshuari, i moshës 21-vjeçare, më 26 shkurt ka marrë pjesë në tubim publik të qytetarëve në Shkup – protestë për aktvendimin në rastin “Monstra”. Më pas, ai ka qenë pjesë e turmës që bashkërisht kanë kryer dhunë ndaj nëpunësve policorë dhe personave të tjerë të pranishëm. I dyshuari dhe më shumë persona kanë filluar të veprojnë bashkërisht ndaj policëve duke gjuajtur me gurë, pllaka, shufra metalike dhe mjete të tjera, në përpjekje që të shpërndajnë kordonin policore,”-thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas INA, ditën e djeshme janë kryer 12 arrestime ndaj protestuesve të rastit “Mostra”. Një numër i madh i qytetarëve më 26 shkurt, kanë dalë nëpër rrugët e Shkupit për të shprehur indinjatën dhe pakënaqësitë rreth rasteve gjyqësore si “Almiri”, “Monstra”, “Alfa”. Rasti më i afërt është ai “Monstra”, ku u dënuan me burgim të përjetshëm vëllezërit Ismailoviq, Fejzi Aziri me 15 vite, Haki Aziri me 9 vite burg.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protestat ne maqedoni protestat ne maqedoni

Sondazh

Poll