Bota

Në hapat e Gjermanisë, Suedia rekomandon vaksinën AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

4 Mars 2021, 14:37 Nga DOSJA
Në hapat e Gjermanisë, Suedia rekomandon vaksinën AstraZeneca

SUEDI– Suedia gjithashtu ka dhënë rekomandimin e saj për vaksinën AstraZeneca për personat e moshës mbi 65 vjeç.

Së bashku me një numër vendesh të tjera evropiane të cilët tani po ndryshojnë politikën e tyre, Suedia kishte ndaluar më parë rekomandimin e vaksinës për të moshuarit, duke përmendur mungesën e hulumtimeve mbi atë grup.

Një zyrtare e agjencisë shëndetësore, Sara Byfors, tha në një konferencë shtypi.

‘Ka studime të reja, nga Anglia dhe Skocia për shembull, që tregojnë se vaksina e AstraZeneca ofron një mbrojtje shumë të mirë në këto grupe mosha.’

Sipas The Guardian, Suedia, e cila ka shmangur bllokimet gjatë gjithë pandemisë, regjistroi 4838 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, tregojnë statistikat e agjencisë shëndetësore. Vendi me 10 milion banorë regjistroi 13 vdekje të reja, duke e çuar gjithsej në 12,977.

Shkalla e vdekjes së Suedisë për frymë është shumë herë më e lartë se ajo e fqinjëve të saj nordikë, por më e ulët se ajo e shumicës së vendeve të Evropës perëndimore që vendosën bllokimet.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nis vaksinimi ne suedi vaksina astrazeneca nis vaksinimi ne suedi vaksina astrazeneca

Sondazh

Poll