Bota

Publikohet rezultati, votat që kanë marrë tre kandidatët për kryeministër, Kurti, Hoti dhe Hoxhaj

4 Mars 2021, 14:05 Nga DOSJA
Publikohet rezultati, votat që kanë marrë tre kandidatët

KOSOVË-Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë është publikuar ditën e sotme, ku fitues është shpallur Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë, në telegraf janë treguar votat që kanë marrë tre kandidatët për kryeministër Avdullah Hoti, Albin Kurti e Enver Hoxhaj. Në bazë të listës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se Enver Hoxhaj ka marrë 100 mijë e 518 vota. Ndërsa Avdullah Hoti ka marrë 69 mijë 640 vota.

Në lidhje me fituesin e zgjedhjeve Albin Kurtin, votat llogariten ndryshe. Me vendim të Gjykatës, Kurtit nuk iu lejua t’i printe listës së kandidatëve për deputet të partisë së tij, por megjithatë nga kjo parti ishte bërë thirrje të votohet Kurti, kështu ai do të marrë po aq vota sa ka marrë edhe partia. Kjo është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se Kurti ka qenë bartës i listës dhe se të gjitha votat e LVV-së i ka marr edhe ai, pra 438 mijë e 334 vota.

Albini ka qenë bartës i listës dhe kandidati ynë për kryeministër, të gjitha votat që kanë marrë VV-ja i ka marrë edhe Albin Kurti”, tha Manxhuka.

Lajmi kryesor: KQZ-ja publikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve/ LVV-ja shpallet fituese me mbi 438 mijë vota, arrin 58 deputetë, Vjosa Osmani “shkruan historinë”, shpallet personi më i votuar

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora votat e hotit ne zgjedhje votat e hoxhaj ne zgjedhje votat qe kurtit ne zgjedhje zgjedhjet ne kosove votat e hotit ne zgjedhje votat e hoxhaj ne zgjedhje votat qe kurtit ne zgjedhje zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll