Bota

Bilanci në Kosovë/ 591 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19, ndërrojnë jetë 7 të tjerë

4 Mars 2021, 14:12 Nga DOSJA
Bilanci në Kosovë/ 591 persona rezultojnë pozitiv me Covid-19,

PRISHTINË– Kosova ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.674 testime, nga ku kanë rezultuar pozitiv 591 persona.

Ndërkohë që kanë humbur jetën 7 pacientë dhe janë shëruar 386 njerëz.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 205 raste, Prizren 53 raste, Pejë 38 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 30 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Deçan 15 raste, Podujevë 15 raste, Viti 15 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 14 raste, Lipjan 12 raste, Istog 10 raste, Rahovec 9 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Junik, Kllokot dhe Mamushë.

Që prej fillimit të pandemisë janë shënuar  71.344 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 1.627 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora covid-19 ne kosove koronavirusi ne kosove covid-19 ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll