Bota

Autoritetet gjermane rekomandojnë vaksinën AstraZeneca/Oxford për personat mbi 65 vjeç

4 Mars 2021, 14:33 Nga DOSJA
Autoritetet gjermane rekomandojnë vaksinën AstraZeneca/Oxford për

GJERMANI– Komisioni i vaksinave të Gjermanisë ka rekomanduar vaksinën AstraZeneca/Oxford Covid-19 për njerëzit mbi moshën 65 vjeç.

“Komisioni i vaksinave tani rekomandon vaksinën AstraZeneca edhe për njerëzit mbi 65 vjeç. Ky është një lajm i mirë për njerëzit e moshuar që po presin një vaksinë “,– tha ministri i shëndetësisë, Jens Spahn.

Gjermania kishte thënë më parë se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të miratuar vaksinën për njerëzit e moshuar, por ka ndryshuar pozicionin e saj pas studimeve të fundit.

“Të dhënat e reja tregojnë gjithashtu se vaksina është edhe më efektive kur dozat e para dhe të dyta administrohen me 12 javë diferencë,”– tha Spahn.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca vaksinimi ne gjermani astrazeneca vaksinimi ne gjermani

Sondazh

Poll