Bota

Aktori Brad Pitt fotografohet i gjakosur dhe i nxirë gjatë xhirimeve të ‘Bullet Train’

4 Mars 2021, 14:16 Nga DOSJA
Aktori Brad Pitt fotografohet i gjakosur dhe i nxirë gjatë xhirimeve

SHBA– Aktori Brad Pitt është fotografuar i gjakosur gjatë xhirimit të filmit ‘Bullet Train’, me partneren e tij Joey King.

Ylli i Hollywoodit, u pa i gjakosur dhe i gërvishur teksa xhironte një skenë filmi në Los Angeles, të martën, në të cilin ai luan një vrasës me pagesë.

Pitt, 57 vjeç, u pa i veshur me  një bluzë të bardhë të ndotur e të grisur dhe një palë pantallona të zeza, ndërsa gjaku i rremë i mbulonte gjymtyrët.

Më vonë ai u fotografua në po të njëjtën skenë me një mskë në fytyrë, duke treguar se ndjek udhëzimet e pandemisë.

Në film, disa vrasës përfundojnë në të njëjtin tren, me misione të veçanta, që mund të përfundojnë të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.

“Bullet Train”, drejtuar nga David Leitch, u shkrua nga Zak Olkewicz dhe bazohet në romanin më të shitur japonez të Kotaro Isaka  “Maria Beetle”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brad pitt bullet train joey king brad pitt bullet train joey king

Sondazh

Poll