Bota

E rëndë! 20-vjeçari në Suedi, sulmon me thikë shtatë persona, 3 prej tyre në rrezik për jetën

4 Mars 2021, 13:44 Nga DOSJA
E rëndë! 20-vjeçari në Suedi, sulmon me thikë

SUEDI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Vetlanda, qytet në Suedinë jugore. Sipas BBC, një djalë, 20 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë publikë ka plagosur me thikë shtatë persona, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në qendër të Vetlandës rreth orës 15:00. Policia po e trajton rastin si vrasje në tentativë. I dyshuari u qëllua nga oficerët e policisë dhe është në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia nuk e ka identifikuar publikisht të dyshuarin, por sipas mediave mësohet se ai është një emigrant afgan që ishte zhvendosur në Suedi në 2018.

Policia bastisi një apartament në Vetlanda, që besohet se ishte shtëpia e tij. Fillimisht, detektivët filluan ta trajtojnë incidentin si të dyshuar për terrorizëm, para se ta klasifikonin atë si vrasje në tentativë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulm ne suedi sulm ne suedi

Sondazh

Poll