Bota

Filmi horror i frymëzuar nga Jeffrey Epstein, ‘Frika 61’ rikthen diksutimet mbi dyshimet e vetëvrasjes e tij

4 Mars 2021, 13:38 Nga DOSJA
Filmi horror i frymëzuar nga Jeffrey Epstein, ‘Frika 61’

SHBA– Monstruoziteti i Jeffrey Epstein ka frymëzuar një film horror i cili pritet të publikohet së shpejti në premierë e Festivalit virtual të Filmit në Berlin të Martën. “Frika e 61-të” është debutimi i parë i regjisores Dasha Nekrasova.

Sipas NYP, trileri me buxhet të ulët flet për dy gra të reja të cilat jetojnë në një apartament luksoz në Manhattan, që dikur ishte në pronësi të Epstein, financierit që vdiq në gusht 2019 ndërsa ishte në paraburgim nën akuzat federale të trafikimit seksual.

Nga atje, filmi thuhet se merr një kthesë të papritur, me një nga personazhet që e gjen veten në një gjendje “pseudo-posedimi” që e detyron atë të kryejë veprime grafike seksuale, duke përfshirë kënaqësinë e saj jashtë shtëpisë.

“Unë, në kohën e vdekjes së tij, po jetoja shumë afër burgut ku ai vdiq. Prania e tij u ndje shumë në Nju Jork dhe padyshim që kishte rrethana jashtëzakonisht misterioze rreth vdekjes së tij, kështu që unë ndjeva një lloj manie dhe kotësie për komplotin e gjithçkaje”.- tha Nekrasova.

Jeffrey Epstein ishte financier që nëpërmjet mashtrimeve, filimisht lidhur me edukimin e tij, arriti të bëhej jo vetëm miliarder, por të krijonte dhe një rrjet të gjatë njohjesh të njerëzve të tjerë të fuqishëm. Ai u akuzua për abuzim seksual dhe trafikim fëmijësh, të cilët fillimisht i ftonte si të punësuara për t’i bërë masazh në shtëpinë e tij.

Epstein organizonte festa dhe orgji me minorene në resortin e tij luksoz, ku shpesh ftoheshin edhe personazhe të famshëm. Një prej tyre ka qenë pikërisht princi Andrew, që pas akuzave u detyrua të heqë dorë nga titujt.

Pas vetëvrasjes së Epstein, ka pasur shpesh akuza se në fakt ai u vra për të mos nxjerrë emrat e personave të fuqishëm që merrnin pjesë në orgjitë me minorene, të organizuara nga ai.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota frika 61 jefrey epstein frika 61 jefrey epstein

Sondazh

Poll