Bota

LAJM I MIRË! Nuk kanë nevojë për shumë studime, vaksinat kundër mutacioneve të Covid-19 do të aprovohen shumë shpejt

4 Mars 2021, 13:24 Nga DOSJA
LAJM I MIRË! Nuk kanë nevojë për shumë studime,

BRITANIA E MADHE-Vaksinat e reja kundër mutacioneve të Covid-19,  mund të fitojë shumë shpejt aprovimin. Lajmi është konfirmuar nga rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar MHRA.

Sipas BBC, vaksinat aktuale mund të mos funksionojnë aq mirë kundër disa varianteve dhe shkencëtarët po punojnë për azhurnimin e tyre. Por, ndryshimi do të jetë që prodhuesit nuk do të kenë nevojë të kërkojnë aprovim të ri ose të bëjnë studime të gjata klinike. Ata mund të bëjnë vetëm disa prova, sesi reagojnë dozat ndaj antitrupave.

Një metodë e ngjashme e shpejtë është përdorur për vaksinat vjetore të gripit të cilat rregullisht kanë nevojë për azhurnim, pasi viruset mund të pësojnë mutacion.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tashmë ka njoftuar një marrëveshje me kompaninë biofarmaceutike, CureVac për të zhvilluar vaksina kundër varianteve të ardhshme, me një porosi paraprake prej 50 milion dozash.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid-19 vaksinat kunder mutacionit te covdi-19 mutacioni i covid-19 vaksinat kunder mutacionit te covdi-19

Sondazh

Poll