Aktualitet

I mori një shumë parash një vajze duke e kërcënuar, arrestohet  24-vjeçari nga Tirana

4 Mars 2021, 11:02 Nga DOSJA
I mori një shumë parash një vajze duke e kërcënuar,

VLORË– Një 24-vjeçar është ndaluar nga policia në Vlorë pasi akuzohet se me anë të kanosjes i ka marrë disa shuma parash një vajze me iniciale E. Gj.

Pas kallëzimit të vajzës,  policia ka bërë të mundur ndalimin e 24-vjeçarit nga Tirana. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Ndalohet 1 shtetas, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi shtetasja E. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi E. R. i ka marrë një sasi lekësh.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24-vjeçari në tiranë marrja e parave me dhune arrestohet 24-vjeçari në tiranë marrja e parave me dhune

Sondazh

Poll