Bota

Këngëtarja Rita Ora është përjashtuar nga juria e spektaklit ‘The Masked Dancer’, theu dy herë rregullat gjatë pandem

4 Mars 2021, 12:34 Nga DOSJA
Këngëtarja Rita Ora është përjashtuar nga juria e

BRITANI– Rrjeti televiziv ITV ka konfirmuar që Rita Ora nuk do të jetë më pjesë e jurisë në spektaklin  ‘The Masked Dancer’, do të zëvendësohet nga Oti Mabuse, pas sjelljes së papërgjegjshme gjatë pandemisë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, reputacioni i të cilës është tronditur nga dy skandale për thyerjen e rregullave anti-Covid, është e vetmja anëtare e jurisë që nuk kthehet për serinë e re, pasi me Jonathan Ross, Mo Gilligan dhe Davina McCall dhe Joel Dommett do të jenë sërish.

Një burim i afërt me Orën pohoi se largimi ishte i planifikuar, duke i thënë MailOnline: ‘Është e ditur se ajo është në Australi dhe do të filmojë The Voice për disa muaj me rradhë.’   

‘The Masked Dancer’ do të shohë 12 garues të famshëm të interpretojnë kërcime të ndryshme, ndërsa të mbuluar nga koka te këmbët me kostume ekstravagante, shumëngjyrëshe dhe maska, do të lënë shikuesit dhe panelin e yjeve të gjejnë identitetin e tyre.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rita ora the masked dancer rita ora the masked dancer

Sondazh

Poll