Bota

U shpall personi më i votuar, votat që ka marrë Vjosa Osmani në të gjitha qytetet

4 Mars 2021, 12:07 Nga DOSJA
U shpall personi më i votuar, votat që ka marrë Vjosa Osmani

KOSOVË-Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, është shpallur personi më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë, prej kohës që ato organizohen me lista të hapura.

Në Gazeta Express, janë publikuar vendet ku Vjosa ka marrë më shumë vota. Osmani në total ka marrë mbi 300 mijë vota, ku më shumë i ka marrë në Prishtinë, rreth 51 mijë e 440.  Më pas në radhë vjen Gjilan me 21.229 vota, Gjakovë 14.914, Mitrovicë e Jugut 16.860, Podujevë 14.988, Prizreni 21.343, Pejë 18.676 dhe Vushtrri 15.580.

Lista e plotë e qyteteve ku është votuar: 

Deçan: 3.830. Gjakovë: 14.914. Drenas: 3.834. Gjilan: 21.229. Dragash: 2.461. Istog: 6.725. Kaçanik: 6.319. Klinë: 4.068. Fushë Kosovë: 8.467. Kamenicë: 6.068. Mitrovicë e Jugut: 16.860. Leposaviq: 76. Lipjan: 10.598. Novobërdë: 627. Obiliq: 4.787. Rahovec: 7.931. Pejë: 18.676. Podujevë: 14.988. Prishtinë: 51.440. Prizren: 21.343. Skenderaj: 2.632. Shtime: 4.841. Shtërpcë: 553. Suharekë: 8.676. Ferizaj: 23.350. Viti: 8.595. Vushtrri: 15.580. Zubin Potok: 177. Zveçan: 96. Malishevë: 5.105. Junik: 526. Mamushë: 71. Hani i Elezit: 1.194. Graçanicë: 314. Ranillug: 12. Partesh: 1. Kllokot: 276. Mitrovica e Veriut: 692.BM139: 2.838

Lajmi kryesor: KQZ-ja publikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve/ LVV-ja shpallet fituese me mbi 438 mijë vota, arrin 58 deputet, Vjosa Osmani shkruan historinë, shpallet personi më i votuar

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet ne kosove vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll