Bota

Arrestohet një 21 vjeçar në Mitrovicë, dyshohet për vjedhje të rëndë e mbetur në tentativë

4 Mars 2021, 12:21 Nga DOSJA
Arrestohet një 21 vjeçar në Mitrovicë, dyshohet për

KOSOVË– Një person është arrestuar në Mitrovicë si i dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë., sipas njoftimit nga Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

Sipas Gazeta Express, i arrestuari është një 21 vjeçar i identifikuar si F.H. të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një maskë dhe mjete të tjera si vegla pune të cilat dyshohet të jenë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

“Njësia patrulluese, gjatë natës së datës 04 Mars 2021, në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, në flagrancë ka hasur në personin e dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë. Subjekt i kësaj vjedhje ishte një lokal.”

“Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit F. H., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar, një maskë dhe mjete të tjera si vegla pune, që dyshohen të jenë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale”,- thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me kërkesë të prokurorit të i është caktuar masa e arrestit për 48 orë. Ndaj tij ka filluar një hetim për veprën penale “ Vjedhje e rëndë në tentativë”.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet i riu ne kosove arrestohet i riu ne kosove

Sondazh

Poll