Politike

Takimi me përfaqësues të bujtinave në Lezhë! Rama: Mos më falenderoni, ndihem keq! Brenda vitit 2022 do ketë 24 orë ujë

4 Mars 2021, 13:04 Nga DOSJA
Takimi me përfaqësues të bujtinave në Lezhë! Rama: Mos

LEZHË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Lezhë, aty ku zhvilloi një takim me përfaqësues të bujtinave. Ky takim, erdhi pas inspektimit që kreu i qeverisë pati mëngjesin e sotëm në qendrën e vaksinimit në Lezhë.

Në mbledhjen me përfaqësuesit e bujtinave, Rama kërkoi nga shqiptarët të cilët jetojnë jashtë vendit që të rikthehen në vendet e tyre dhe të krijojnë biznese po aq të suksesshme sa të personave të pranishëm. Të pranishmit e falenderuan Ramën për investimet që janë bërë në zonë, mirëpo kryeministri kërkoi nga ana e tyre që të mos e falenderonin më pasi ndihej keq. Për këtë, Rama tha se djersitej pasi investimet që janë kryer kohët e fundit duhet të ishin bërë vite më parë.


Ndër të tjera një ndër problematikat që doli gjatë bashkëbisedimit, ishte dhe fakti që disa zona janë pa drita. Për këtë, Rama kërkoi nga qytetarët të kenë durim pasi sipas tij gjërat nuk zgjidhen brenda ditës.

Ndër të tjera Rama tha se brenda vitit 2022 të gjitha qendrat urbane do të kenë 24 orë ujë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me perfaqesues te bujtinave ne lezhe edi rama me perfaqesues te bujtinave ne lezhe

Sondazh

Poll