Politike

Inceneratori i Tiranës, Vasili i kërkon SPAK të hetojë Veliajn: Haxhi Qamili i vërtetë, vetë shkruan e vetë vulos!

4 Mars 2021, 12:49 Nga DOSJA
Inceneratori i Tiranës, Vasili i kërkon SPAK të hetojë

TIRANE- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka kërkuar SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion) që të hetojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në një postim në rrjetet sociale, Vasili denoncon se Veliaj shkeli çdo procedurë ligjore për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Vasili thekson se Veliaj është treguar si “haxhi qamil i vertete, vete shkruan e vete vulos dhe nuk njeh as ligj as shtet.”

POSTIMI I PLOTË:

Veliaj dhunon Ligjin e Pushtetit Lokal,”asgjeson Keshillin Bashkiak per Inceneratorin e Tiranës, SPAK- u ç’pret akoma! Projekti i Inceneratorit te Tiranes është miratuar vetëm nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur ‘parimisht dakord’ mbi studimin e fizibilitetit. Por Veliaj nuk e ka asnje te drejte për ta miratuar projektin me angazhim financiar per plot 30 vjet. Veliaj vetëm sa e propozon buxhetin e Bashkisë. I vetmi institucion, qe miraton buxhetin eshte Këshilli Bashkiak.

Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit te Veteqeverisjes Vendore eshte asgjesuese.
Veliaj si haxhi qamil i vertete, vete shkruan e vete vulos dhe nuk njeh as ligj as shtet.
Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Keshillit Bashkiak eshte
1.privatizimi i Bashkise se Tiranes,
2.veper korruptive,
3.rrembim i kompetencave pa ligj dhe shperdorim detyre.
SPAK e ka shume te lehte detyren!
Po nuk veproi do thote vetedjegie e SPAK ne Incenerator!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj inceneratori i tiranes petrit vasili erion veliaj inceneratori i tiranes petrit vasili

Sondazh

Poll