Politike

ZYRTARE/ Najada Çomo flet si kandidate e PS: Faleminderit z.Rama, ne u kemi shërbyer pacientëve si familjarë!

4 Mars 2021, 10:00 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Najada Çomo flet si kandidate e PS: Faleminderit z.Rama, ne u

TIRANE– Shefja e Infektivit, Najada Çomo, sot foli nën petkun e kandidates së Partisë Socialiste. Në fjalën e saj, krah kryeministrit Edi Rama, Çomo foli për vështirësitë e punës në frontin e COVID, por edhe për sulmet. Çomo tha se bluzat e bardha janë kthyer në një shërbim familjar për pacientët.


“Faleminderit zoti kryeminsitër, jam e nderuar që jam këtu sot, dhe dëgjova fjalë shumë të mira për ata kolegë që janë në vijën e zjarrit. Nuk është vetëm një vit pandemik, janë vite të tëra pune, janë një armatë e tërë mjekësh, infermierësh, sanitarësh, imazheristët, që japin ndihmën e tyre, dhe kalojnë vuajtje të paimagjinueshme.

Pse e them këtë? Pasi është hera e parë që ne ndjekim pacientë brenda spitalit pa hyrë askush brenda. Atyre njerëzve u mungon familja, kjo është diçka shumë e rëndë për ta. Ne për ata nuk kemi qenë vetëm mjek, infermier, por u shërbejmë si të ishim familjarët e tyre. Ne punojmë me ta, vuajmë me ta, te ne do gjeni shumë lotë, që shumë nga jashtë si kanë parë, dhe as do ti shohin. Lotët janë dhe për jetët e humbura brenda spitaleve Covid.

Aty nuk punohet me orare, aty ka filluar puna në 8 Mars, dhe do të mbarojë me rastin e fundit, shpeshherë pyes veten, mirë unë që e kam për detyrë, sepse e drejtoj këtë institucion, por ata njerëz që na janë bashkuar? Është e vështirë që të punosh me ta, por në punën tënde ke dhe kënaqësi profesionale”, u shpreh Çomo gjatë fjalës së saj.

Lajmi kryesor: ‘Shëndetësia’/ Rama fut Najada Çomon në listën e PS për deputete: Në kohën e PD, spitalet ishin si filma horror, akuzat e Halim Kosovës e provojnë! Shefja e Infektivit falenderon kryeministrin

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama najada çomo edi rama najada çomo

Sondazh

Poll