Politike

Rotacion apo mandat i tretë më 25 Prill? Fevziu: Mazhoranca e konsumuar, opozita nuk ka frymë

3 Mars 2021, 18:18 Nga DOSJA
Rotacion apo mandat i tretë më 25 Prill? Fevziu: Mazhoranca e

TIRANË– Për gazetarin Blendi Fevziu, zgjedhjet e 25 Prillit janë zgjedhjet më të balancuara që pas atyre të vitit 2009.

Ai shtoi se këto zgjedhje nuk kanë frymë, duke marrë shembullin e atyre të 2005-ës, ku sipas tij, ziente i gjithë vendi. Ndërsa i etiketoi këto votime si një lojë shahu me partitë politike që po bëjnë kalkulimet e tyre.

Fevziu u shpreh se, për momentin, më të organizuara në terren duken PS dhe LSI ndërsa shtoi se terreni më i mirë për opozitën është konsumimi 8-vjeçar i kësaj mazhorance.

Pjesë nga Intervista:   

Besmira PelushajVendi ka nevojë për rotacion pas tetë vitesh apo është më afër risisë që do ketë një mandat të tretë?

Blendi Fevziu: Për mua të gjitha palët kanë terren. Së pari opozita ka terren shumë të përshtatshëm të 8 viteve qeverisje të kësaj mazhorance që janë një konsum i jashtëzakonshëm. Dhe asnjë mazhorancë deri më sot nuk ka arritur të marrë një mandat të tretë. Një mandat i tretë është i vështirë kudo në Europë.

Nga ana tjetër, qeverisja ka avantazhin e një fryme të madhe entuziazmi përballë saj, që duhej të ishte ngritur ndërkohë. Dhe ka avantazhin e një organizimi më të mirë që vjen nga qeverisja. Këtu janë balancat.

Marrë nga OraNews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi fevziu blendi fevziu

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 16:35

TIRANË– Ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, që u zhvillua në selinë e PD-së.Takimi u mbajt në ...