Politike

3 Mars 2021, 16:35 Nga DOSJA

TIRANË– Ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, që u zhvillua në selinë e PD-së.

Takimi u mbajt në kuadër të vizitës tre ditore që Albin Kurti, po zhvillon në Shqipëri, e cila nisi një ditë më parë.

Ndërkohë, Kryedemokrati Basha, pas takimit është shprehur se i ka garantuar se nëse do të bëhet Kryeministër, do të bëjë gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën.

“Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie. Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 Prill dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende se kanë bërë si dhe antarësimit në institucionet ndërkombëtare.”- shkruan Basha.

Më herët Kurti ka takuar kryeministrin Edi Rama si dhe presidentin Ilir Meta, ku kanë diskuatuar për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Albin Kurti ka nisur që prej ditës së djeshme një vizitë tre ditore në Shqipëri, e cila është raportuar minimalisht nga mediat tradicionale. Sot gjatë ditës, kryeministri i ardhshëm i Kosovës prezantoi kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit. Dje, Kurti ishte në Lezhë ku u përkujtua 577-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, ndërsa edhe nesër ai ka në plan të zhvillojë disa takime me rëndësi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti lulzim basha albin kurti lulzim basha

Sondazh

Poll