Politike

Pas Ramës dhe Metës, Albin Kurti në selinë e PD, takim me Lulzim Bashën

3 Mars 2021, 15:47 Nga DOSJA
Pas Ramës dhe Metës, Albin Kurti në selinë e PD, takim

TIRANE– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka shkuar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se takimi është zhvilluar gjatë pasdites.

Në fokus të takimeve janë zhvillimet politike në dy vende dhe ato rajonale. Ndërkohë që sot rreth orës 18:00 pritet një deklaratë për mediat nga të dy liderët, ku do të diskutohet në lidhje me detajet e takimit.

Para kryedemokratit, Kurti takoi edhe kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Kurti ndodhet në Shqipëri në një vizitë tre ditore. Dje ai ishte në Lezhë me rastin e 577-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ndërsa sot doli në deklaratë për mediat ku prezantoi nga selia e VV-së në Tiranë, kandidatët e VV në zgjedhjet e 25-prillit në Shqipëri.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti lulzim basha vizita e kurtit ne tirane albin kurti lulzim basha vizita e kurtit ne tirane

Sondazh

Poll