Vdekja e Agim Krajkës/ Rama: Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, i dha emrin e tij firzamonikës, kemi
3 Mars 2021, 17:46Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Rama ka kujtuar vdekjen e kompozitorit të njohur Agim Krajka, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, dhe sot është përcjell për në banesën e fundit.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se Krajka ka qenë Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, sakaq shton se ai gjatë gjithë viteve ka spikatur me këngët e tij.
Rama thekson se Krajka i dha emrin e tij firzamonikës, duke shtuar se të gjithë kemi një therje në zemër, për ikjen e tij nga kjo botë.
POSTIMI I PLOTË:
AGIM KRAJKA që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit. Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me firzamonikën e të atit pranë djepit. Ajo firzamonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore. Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të ketë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave. U prehtë në paqe!
Skenaristi dhe kompozitori i njohur,Agim Kraja, ka ndërruar jetë dy ditë më parë në moshën 83-vjeçare.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Altin Çomo, ish-kryetar bashkie në Libohovë për 8 vite, si dhe ish-drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër u është përgjigju...
TIRANË- Albin Kurti ka nisur që prej ditës së djeshme një vizitë tre ditore në Shqipëri, e cila është raportuar minimalisht nga mediat tradicionale. Kurti ...
SHKODËR– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për qarkun Shkodër Helidon Bushati, zhvilloi sot nje takim me bizneset dhe qytetarë në rrugën G’juh...
Politike 3 Mars 2021, 16:35
TIRANË– Ka përfunduar takimi mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, që u zhvillua në selinë e PD-së.Takimi u mbajt në ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku dhe kanë ndarë ide për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.N...
TIRANE– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka shkuar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Burime për Dosja.al bëjnë me dij...
ELBASAN- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi ditën e sotme është takuar me banorët në fshatrat Balëz dhe Rrile.Gjatë ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, takuar ditën e sotme me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta, në një postim në rrjetet so...
TIRANË- kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka bërë një zotim duke thënë se kur të vijë në pushtet, akti i parë i tij dhe i fundit do të jetë garantim...
TIRANE– Monika Kryemadhi ka shpjeguar në prezantimin e saj sesi qeveria Rama i dha paratë financimit të landfillit të Tiranës, duke mos respektuar rregullat. Mo...