Politike

Ilir Meta takon Albin Kurtin: E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, ndamë ide për forc

3 Mars 2021, 15:44 Nga DOSJA
Ilir Meta takon Albin Kurtin: E urova për fitoren, por mbi të gjitha

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, takuar ditën e sotme me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta, në një postim në rrjetet sociale, ku teksa ka ndarë fotot, shkruan se e ka uruar Kurtin për fitoren dhe për procesin e shkëlyqer zgjedhor.

Po ashtu ai ka shkruar se në takim ata kanë ndarë ide për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe përshpejtimin e proceseve integruese

“Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë. E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova. Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.”– ka shkruar ai. 

Kurti ndodhet në Shqipëri në një vizitë tre ditore. Dje ai ishte në Lezhë me rastin e 577-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ndërsa sot doli në deklaratë për mediat ku prezantoi nga selia e VV-së në Tiranë, kandidatët e VV në zgjedhjet e 25-prillit në Shqipëri.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti ilir meta albin kurti ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 12:26

TIRANE- Monika Kryemadhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shpjeguar hap pas hapi, procesin e financimit të ndërtimit të landfillit të Tiranës. ...