Politike

Me maska dhe distancim social, Meta takon Kurtin nën masat e rrepta të Covid-19, dy zyrtarët përshendeten me grusht jashtë

3 Mars 2021, 16:19 Nga DOSJA
Me maska dhe distancim social, Meta takon Kurtin nën masat e rrepta të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ku dhe kanë ndarë ide për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ndërkohë siç shihet në videon e mëposhtme, Kurti me Metën janë takuar brenda Presidencës, ku dhe kanë zbatuar rregullat për parandalimin e Covid-19. 

Shihet se kreu i shtetit tonë dhe kreu i qeverisë së Kosovës, kanë vendosur maska ndërkohë që nuk ka munguar as distancimi social. 

Por duket se maskat i kanë vendosur vetëm brenda Presidencës, pasi siç shihet kur Kurti është larguar ata të dy nuk kanë maska, ndërkohë që kanë përshëndetur njëri-tjetrin me grusht. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti ilir meta albin kurti ilir meta

Sondazh

Poll