Politike

Kryemadhi: Ahmetaj refuzon sërish studimin e fizibilitetit të dërguar nga ministria e Mjedisit

3 Mars 2021, 12:41 Nga DOSJA
Kryemadhi: Ahmetaj refuzon sërish studimin e fizibilitetit të

TIRANE– Monika Kryemadhi, deklaroi se Arben Ahmetaj në tërësinë e çështjes së inceneratorëve ka refuzuar disa herë propozimet e Lefter Kokës si ministër Mjedisi. Kryemadhi tha se Ahmetaj ia ka refuzuar studimin e fizibilitetit Kokës.


PJESË NGA FJALA E KRYEMADHIT:

Më pas Ministria e Financave vjen përsëri një letër nga Ministria e Mjedisit, sepse ajo i ka kërkuar studimin e fizibilitetit për ta miratuar, sepse edhe pse ky vendim qeverie kalon në mënyrë të paligjshme, Ministria e Financave është ajo që miraton drejtpërdrejt studimin e fizibilitetit të kësaj kontrate që ka të bëjë me koncesionin e inceneratorëve.

Dhe z. Ahmetaj refuzon përsëri. I kthen një shkresë për herë të tretë Ministrisë së Mjedisit. Ndalojmë pak këtu: Në datën 23 janar, me shkresën 131 88 / 3, Ministria e Financave pasi ka shqyrtuar studimin e fizibilitetit i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit duke i evidentuar radhazi problematikat që kanë të bëjnë me këtë koncesion. Pra, do të thotë që vërtet ti zotëri ke marrë në mënyrë të paligjshme tetë pikët që favorizojnë kompaninë koncesionare të inceneratorit, por unë si Ministri Financash nuk mund të pranoj një kontratë të tillë, një studim fizibiliteti sepse ka disa shkelje flagrante që do të ndjekim.

Ju lutem ndiqini me vëmendje, sepse për të gjithë ata që i kuptojnë sistemin e drejtësisë dhe administratën publike, kuptojnë haptas dhe saktë se çfarë ka ndodhur vërtetë, dhe shkresat të cilat tregojnë haptas abuzimin dhe interesin e drejtpërdrejtë të grupit mafioz të lidhur me kohën e shtetit. Ndoshta nga sinqeriteti, ose ndoshta edhe nga diçka tjetër.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 12:26

TIRANE- Monika Kryemadhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shpjeguar hap pas hapi, procesin e financimit të ndërtimit të landfillit të Tiranës. ...

Politike 3 Mars 2021, 09:52

TIRANE– Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u shpreh tejet e emocionuar për 12 vitet e saj në Politikë. Hysi njoftoi sot largimin, ndërsa tha se ekspe...

Politike 3 Mars 2021, 07:11

TIRANË– “Shqipëria është më e madhe se qeveria”, ky ishte mesazhi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe kryeministri i ri i dalë fitues në zg...