Politike

3 Mars 2021, 12:26 Nga DOSJA

TIRANE- Monika Kryemadhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shpjeguar hap pas hapi, procesin e financimit të ndërtimit të landfillit të Tiranës. Kryemadhi tha se kompania dërgoi letër interesi dhe brenda 5 ditëve, autoritetet ia pranuan. Sipas saj, ky proces është korruptiv.


PJESË NGA FJALA E KRYEMADHIT:

Këtu kemi në datën 23 qershor një shprehje interesi nga firma ‘Integrated Energy’, e cila paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë një letër interesi për ndërtimin e një landfilli të tillë dhe brenda pesë ditësh kemi një kthim nga Ministria e Mjedisit, e cila e pranon letër – ofertën dhe gjithashtu vendos në dijeni edhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Shumë shpejt. Për 30 vjet bëhet një aplikim për 400 milion euro, të cilat do të dalin nga xhepat e shqiptarëve. Më datë 24 gusht të 2016-s, Ministria e Mjedisit i kërkon ATRAK-OS, Ministrisë së Energjisë dhe Bashkisë së Tiranës caktimin e përfaqësuesve të tyre, pra ngrenë menjëherë komisionin për dhënien e koncesionit.

Një angazhim shumë i shpejtë, i jashtëzakonshëm. Të mos harrojmë që ky angazhim i menjëhershëm nuk ka ndodhur asnjëherë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti apo për t’iu gjendur pranë të sëmurëve me COVID-19 në Shqipëri. Në datën 1 shtator 2016 shoqëria në fjalë paraqet pranë Ministrisë së Mjedisit, me dijeni edhe Bashkinë e Tiranës, studimin e fizibilitetit. Dhe vetëm më 5 shtator Ministria e Mjedisit ngre Komisionin e dhënies me koncesion për projektin, ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit, ku në krye të komisionit vendoset zonja Valbona Ballgjini. Më 9 shtator 2016 zhvillohet mbledhja e parë. Mos harroni që për situatën e tërmetit nuk kemi pasur asnjëherë asnjë mbledhje. Bëhet mbledhja e parë e komisionit. Ky është proces-verbali i parë ku janë pjesëtarë dy përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, Ministria e Mjedisit dhe ATRAKO.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike landfilli i tiranes monika kryemadhi landfilli i tiranes monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 09:52

TIRANE– Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u shpreh tejet e emocionuar për 12 vitet e saj në Politikë. Hysi njoftoi sot largimin, ndërsa tha se ekspe...

Politike 3 Mars 2021, 07:11

TIRANË– “Shqipëria është më e madhe se qeveria”, ky ishte mesazhi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe kryeministri i ri i dalë fitues në zg...