Politike

Kryemadhi: Do të paraqes prova tronditëse për aferën më të madhe të 100 viteve

3 Mars 2021, 12:15 Nga DOSJA
Kryemadhi: Do të paraqes prova tronditëse për aferën më

TIRANE– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monikla Kryemadhi ka denoncuar sot se landfilli i Tiranës është ndërtuar si një aferë e madhe korruptive. Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se do të paraqesë faktet sesi ministrat kanë vjedhur qytetarët.


PJESË NGA FJALA E KRYEMADHIT:

Ashtu siç kam deklaruar dy ditë më parë, do të paraqes sot të vërtetat tronditëse, të dokumentuara, se si ministra, shtetarë dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit kanë kryer vjedhjen më të madhe të dokumentuar në 100 vite shtet. Përpara pak ditësh jam vendosur në dijeni të disa fakteve shokuese për aferën korruptive të inceneratorëve, më saktë të inceneratorit të Qarkut të Tiranës. Me përgjegjësinë për të thënë të vërtetën dhe me bindjen e palëkundur timen që LSI ka zero tolerancë ndaj çdo afere korruptive, ka zero tolerancë ndaj çdo bashkëpunimi të institucioneve shtetërore me grupet mafioze. Ka zero tolerancë ndaj çdo grabitjeje që u bëhet xhepave të shqiptarëve. Prandaj jam sot këtu, me personin tim fizik, për të denoncuar këtë aferë, bazuar e tëra në dokumente shtetërore, me firmë dhe me vulë, me korrespondencë ligjore, haptas, qartas, sesi shkelen totalisht ligjet e shtetit shqiptar, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por më e rënda është se si tallen me shqiptarët dhe taksat e tyre, të cilët në mjerim vazhdojnë t’i paguajnë çdo ditë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike landfilli i tiranes monika kryemadhi landfilli i tiranes monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 09:52

TIRANE– Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u shpreh tejet e emocionuar për 12 vitet e saj në Politikë. Hysi njoftoi sot largimin, ndërsa tha se ekspe...

Politike 3 Mars 2021, 07:11

TIRANË– “Shqipëria është më e madhe se qeveria”, ky ishte mesazhi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe kryeministri i ri i dalë fitues në zg...