Politike

Kryemadhi: Pas refuzimit të Ministrisë së Financave, Ministria e Mjedisit i drejtohet Ermonela Felajt, Milva Konomit, ministr

3 Mars 2021, 12:33 Nga DOSJA
Kryemadhi: Pas refuzimit të Ministrisë së Financave, Ministria e

TIRANE– Monika Kryemadhi ka vazhduar me shpjegimin e asaj që ajo e quajti sot, afera e landfillit të Tiranës. Kryemadhi tha se të gjitha ministritë u bënë bashkë për të ndërtuar këtë landfill me instistimin e Lefter Kokës, Ylli Manjanin asokohe ministër Drejtësie ka refuzuar.


PJESË NGA FJALA E KRYEMADHIT:

Pavarësisht nga refuzimi i Ministrisë së Financave, Ministria e Mjedisit i drejtohet disa ministrive të tjera njëherazi për përqindjen e dhënë, sepse i duhet vendimi i qeverisë, ku i drejtohet Ermonela Felajt, Milva Konomit, ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanit dhe Damian Gjiknurit.

Ylli Manjani e refuzon. Pra Ministria e Drejtësisë më datë 15 nëntor 2016 e refuzon një vendim të tillë të qeverisë dhe kërkon respektimin e procedurës ligjore, ku sqaron parimisht dhe teknikisht se përse nuk duhej të futej në vendim qeverie një vendim i tillë, sepse kishim shkelje ligjore por edhe teknikisht përsa i përket impaktit në mjedis dhe problemeve sociale që sillte. Për të mos vijuar më pas me procedura dhe të dhëna të tjera që do na dalin gjatë rrugës.

Ju lutem bëni pak durim, sepse janë fakte dhe letra që kanë impakt të drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit në flagrancë. Sigurisht që Milva Konomi e aprovon me zell të madh, pa e lexuar fare. Pra, në datën 21 nëntor zonja Konomi, po kështu edhe z. Gjiknuri, për të cilin nuk mund të kishim dyshim.

Ministrja për Bashkëpunimin me Parlamentin, Ermonela Felaj, e refuzon. Ndalojmë pak këtu, ku përsëri Arben Ahmetaj e refuzon. Normalisht që refuzon për shkak të relacionit që i është bashkëngjitur kërkesës për vendim qeverie.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike landfilli i tiranes monika kryemadhi landfilli i tiranes monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 12:26

TIRANE- Monika Kryemadhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shpjeguar hap pas hapi, procesin e financimit të ndërtimit të landfillit të Tiranës. ...

Politike 3 Mars 2021, 09:52

TIRANE– Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u shpreh tejet e emocionuar për 12 vitet e saj në Politikë. Hysi njoftoi sot largimin, ndërsa tha se ekspe...

Politike 3 Mars 2021, 07:11

TIRANË– “Shqipëria është më e madhe se qeveria”, ky ishte mesazhi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe kryeministri i ri i dalë fitues në zg...