Politike

3 Mars 2021, 09:52 Nga DOSJA

TIRANE– Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u shpreh tejet e emocionuar për 12 vitet e saj në Politikë. Hysi njoftoi sot largimin, ndërsa tha se eksperienca që iu dha me hartimin e Reformës në Drejtësi për të është një privilegj i madh.


Vasilika Hysi: Sot jam krenare që mundëm t’ia dalim. Betejën e kuptuam se nuk ishte e lehtë, por ja dolëm, u krye falë vullnetit tonë, nga ekspertët. Kur filloi reforma në drejtësi unë kisha 30 vite eksperiencë në mësimdhënie. Janë shumë pak ata që e kanë pasur këtë privilegj, ne i kemi dhënë mazhorancës së asaj kohe mundësinë që të bënte. Ndihem e privilegjuar që ju më keni besuar dhe respektuar, kam ardhur në politikë pa pasur angazhim në politikë. Keni mbështetur gra dhe vajza. Në çdo zgjedhje kemi pasur një armatë shumë të mirë, për një arsye, kanë qënë tre studentë të shkëlqyer. Për reformën në Drejtësi ne merrnin urime nga ana e qytetarëve, nga kushdo që na shikonte ne rrugë. Ne merrnim mbështetje nga partia, kam mirënjohje për të gjithë njerëzit e thjeshtë që na kanë mbështetur, që nuk kanë kursyer dhe shuplakata dhe që na kanë thënë jeni burrnesha, vazhdoni kështu. Unë dhe Klodi e kemi provuar se çfarë do të thotë të miratosh ligje, se sa e vështirë ka qënë. Vlerësoj në mënyrë të veçantë shoqërinë civile, median, ekspertët vendas dhe ndërkombëtar. Falenderoj ata që na kanë votuar, socialistët e njësisë 7 dhe 2. Ju falenderoj ju, këmbëngulët të më merrnit në politikë, ia arritët, nuk e prisja që të më merrnit, për debatet që kemi patur me njëri tjetrin.

Lajmi kryesor: Rama: Meta e Berisha kërcënojnë reformën në drejtësi, koalicioni PD-LSI, kanë mbledhur “Kuçin dhe Maçin” për 25 prillin! Marrëveshje tragjikomike për të lidhur kokën e Lulit

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama vasilika hysi edi rama vasilika hysi

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 07:11

TIRANË– “Shqipëria është më e madhe se qeveria”, ky ishte mesazhi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe kryeministri i ri i dalë fitues në zg...