Politike

Kryemadhi: Roli i ministrisë së Drejtësisë dhe Financave i domosdoshëm, bën të pacënueshëm vendimin e Këshillit të Mi

3 Mars 2021, 12:37 Nga DOSJA
Kryemadhi: Roli i ministrisë së Drejtësisë dhe Financave i

TIRANE- Monika Kryemadhi ka quajtur si thelbësor rolin e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të financave si kryesor në çështjen e ndërtimit të landfillit të Tiranës. Kryemadhi tha se të dyja këto ministri refuzuan propozimin e Ministrisë së drejtuar nga Lefter Koka, por ky i fundit nuk ka ndaluar.


PJESË NGA FJALA E KRYEMADHIT:

Më datë 25 nëntor 2016 Ministria e Drejtësisë ia refuzon për herë të dytë një vendim të tillë. Të mos harrojmë që roli i Ministrisë së Mjedisit për vendimin e Këshillit të Ministrave është i domosdoshëm, sic janë Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave. Edhe pse nuk janë ministritë e linjës, janë dy ministritë kryesore, të cilat njëra e përputh vendimin e Këshillit të Ministrave me anën ligjore, pra e bën vendimin e Këshillit të Ministrave të pacenueshëm ligjërisht, kushtetues dhe nga ana ligjore dhe Ministria e Financave është ajo që është garantuese e financimit të këtij projekti. Pra, dy ministritë kryesore, janë dy ministritë, të cilat e rrëzojnë në tokë një marrëveshje të tillë, ose një favorizim të tillë që kërkohej ti jepej një kompanie koncesionare.

Bazuar në ligjin 900 të 2003-it, pas refuzimit të kryera nga dy ministritë, ky akt nuk mund të futej në vendim qeverie, ishte e pamundur sepse kishim tre ministra të qeverisë që ishin kundër, por Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, z. Agaçi e përgatit dhe e çon drejtpërdrejt në mbledhjen e qeverisë dhe kalon në vendimin e qeverisë më 7 dhjetor të 2016-s. Si rrallë herë në këtë mbledhje qeverie merr pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, që në shumicën e rasteve ka qenë z. Niko Peleshi, ai që ka firmosur të gjitha vendimet e qeverisë dhe miratojnë bonusin me tetë nga dhjetë pikë të avantazhuar për të favorizuar kompaninë ‘Integrated Energy’ që është kompania e inceneratorit të Qarkut të Tiranës. Kemi z. Rama që firmos, ku e dimë që të gjitha vendimet janë firmos nga z. Niko Peleshi.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike landfilli i tiranes monika kryemadhi landfilli i tiranes monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 12:26

TIRANE- Monika Kryemadhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shpjeguar hap pas hapi, procesin e financimit të ndërtimit të landfillit të Tiranës. ...

Politike 3 Mars 2021, 09:52

TIRANE– Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi u shpreh tejet e emocionuar për 12 vitet e saj në Politikë. Hysi njoftoi sot largimin, ndërsa tha se ekspe...

Politike 3 Mars 2021, 07:11

TIRANË– “Shqipëria është më e madhe se qeveria”, ky ishte mesazhi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe kryeministri i ri i dalë fitues në zg...