Politike

Raporti i “Freedom House” për Shqipërinë, Meta: Vendi zbritet poshtë, ngjarjet e rënda kurrë nuk do të amnistohen

3 Mars 2021, 11:21 Nga DOSJA
Raporti i “Freedom House” për Shqipërinë, Meta: Vendi

TIRANË– Presidenti llir Meta ka reaguar pas raportit të ‘freedom house’ i cili e ka ulur Shqipërinë me një pikë për vitin 2020. Meta shkruan se Shqipëria është një hap më pranë autoritarizmit, ndërkohë që ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në vendin tonë nuk do të amnistohen e se për to drejtësia do të vendoset në vend.

POSTIMI:

Shqipëria një hap më pranë autoritarizmit! “Freedom House” e zbret Shqipërinë edhe më poshtë për vitin 2020, mes regjimeve HIBRIDE!Shembjen e Teatrit Kombëtar për interesa klienteliste, dhunimin e protestuesve dhe vrasjen kriminale të Klodian Rashës gjatë kohës së pandemisë nuk mund t’i mbulojë asnjë propagandë. Këto dhe të tjera ngjarje të rënda kurrë nuk do të amnistohen dhe për to drejtësia do vendoset në vend.Përkeqësimi i të gjithë treguesve, veçanërisht shkelja mizore e të drejtave të njeriut, është një këmbanë e fortë alarmi për instalimin e shtetit policor, që e kam denoncuar prej kohësh.
Referendumi i 25 prillit 2021 është momenti historik për t’i dhënë një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta raporti i freedom house për demokracinë ilir meta raporti i freedom house për demokracinë

Sondazh

Poll