Politike

Partia nënë e Maliqit? Kandidati i LSI-së për Beratin: Buka e vjetër! Nuk kam qenë asnjëherë anëtar i PS-së, marëdhë

3 Mars 2021, 11:12 Nga DOSJA
Partia nënë e Maliqit? Kandidati i LSI-së për Beratin: Buka

BERAT– Pas konfirmimit se do të kandidojë si deputet në qarkun e Beratit. Lefter Maliqi mbajti ditën e sotme një deklaratë për mediat. Nga Berati, Maliqi u shpreh se zgjodhi pikërisht datën 2 mars për të deklaruar kandidimin e tij duke e lidhur me ditën e referendumit të presidentit Meta.

I pyetur se kush është partia nënë për të, pasi i ka provuar të gjitha partitë në vend, Maliqi tha se kishte dëshirë që të rikthehej te LSI-ja duke e quajtur ‘bukë e vjetër’.

Fjalimi i Lefter Maliqit:

Ju falenderoj të gjithëve! Vendimi im ka qenë ditën e djeshme, në 2 mars, ditën e referendumit të gjerë popullor sic thotë dhe Presidenti i Republikës. Sot është ditë me diell 3 marsi. Për t’i dhënë mesazhin e hapur që unë kam dy vjet që e them dhe mesazhin mazhorancës dhe mesazhin shqiptarëve që LSI-ja e fillon fitoren nga qarku i Beratit. Opozita e bashkuar e fillon fitoren nga qarku i Beratit. Jam i bindur që pavarëisht fushatës së 2017 ku marrëveshja ishte vetëm për elektoratin dhe votat e mia ishin të shumta. Kjo rilindje mashtruese jo vetëm për premtime të investimeve, por edhe aty ku u premtua por edhe për të gjitha të tjerat. E nisa këtë thënie për të thënë që pot ë ishte për interesat e mia personale unë kasha qëndruar te kjo rilindja dhe kasha qenë pjesë e tyre e kisha vazhduar me misionin e tyre. Por ju e keni dëgjuar për 2 vite që i kam sulmuar dhe kam bërë opozitë të fortë kundër krimit, korrupsionit dhe babëzizë, olikargëve dhe të gjithë me radhë. Për të mos e zgjatur shumë, së bashku me kandidatin e LSI-së në Kucovë Iliri, së bashku me drejtuesit politikë të Urës Vajgurore, së bashku me koordinatorin politik dhe të gjithë me radhë jam i bindur se LSI-ja do të marri vota më shumë në 2021. Pra mesazhi është që LSI-ja do të marrë vota më shumë se në 2017.

Nuk ka xhelozi që nga i pari deri te i fundit në listë jemi një ekip. Të gjithë kemi një sfidë, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të ndryshojmë imazhin e qarkut të Beratit. Kjo do të jetë motoja e gjithë kandidatëve. “, u shpreh Maliqi në fjalimin e tij,.

Jam i lumtur që i bashkohem referendumit popullorë, jo më kot vendimi ka qenë dje. Zgjedhja e numrit ka 7 ka qenë zgjedhja ime, thjesht për kontributin moral dhe votës dhe peshës elektorale që kam në qarkun e Beratit, fitorja i takon ekipit drejtues. Ju e dini që Lefter Maliqi është kundër korrupsionit dhe kundër blerjes së votës. Lefter Maliqi i do votat me shpirt ashtu sic thotë dhe presidenti i Republikës, ngul këmbë për referendum. Ngul këmbë ai që guxon të vjedhi votën, qoftë polic, ai që guxon të manipulojë dhe të bëjë presion, do të ketë një ndëshkim të rëndë ligjor. Vota është me zemër, ne nuk kemi frikë nga bandat. Me bandat është qeveria e vetë, kjo bandë do të largohet. PS-ja ka nevoj për një kryetar tjetër me vizion perëndimor se ky është me vizionin e njeriut të varur, djali i Kristaqit. Ne jemi për integrim, për fitore për ndryshim.

-Kush është partia nënë për ty që i ke provuar të gjitha ngjyrat?

Bukë e vjetër. Nuk i kam provuar të gjitha ngjyrat. Unë kthehem moralisht të Lëvizja Socialiste për Integrim.  Ishte dëshira ime për tu kthyer te LSI-ja, sigurisht edhe ajo shprehja e bukës së vjetër nuk diskutohet. Edhe në momentin që kam kaluar në 2009 për ambicie politike te Partia Demokratike, pavarëisht se Lëvizja Socialiste për Integrim thoshte që duhet të qëndrosh kryetar i pushtetit vendor dhe kishte shumë të drejtë. Por unë përsëri marrëdhëniet me LSI i kam pasur shumë korrekte edhe kur kam qenë te PD-ja. Ju sqaroj se nuk kam qenë asnjherë anëtrë i PS-së dhe nuk kam bërë asnjëherë fushatë për PS-në. Kam pas një dalje publike për 2-3 premtime në zonën e Lapardhasë dhe të Lumasit, që nuk u mbajtën dhe ato vota ikën dëm. Duke njohur këtë keqqeverisje iu bashkova kësaj force politike që kisha detyrim të madh moral dhe për tiu thënë që fitorja vjen nga qarku i Beratit, nga baza, nga zemra e LSI-së.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lefter maliqi lefter maliqi

Sondazh

Poll