Aktualitet

Aksidentohen 2 automjete në Pogradec, ndërron jetë rrugës për në spital njëri prej shoferëve

3 Mars 2021, 06:15 Nga DOSJA
Aksidentohen 2 automjete në Pogradec, ndërron jetë rrugës

POGRADEC– Një aksident ka ndodhur në minutat e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Pogradecit. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë ka ndërruar jetë Delor Latifllari. Ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim në afërsi të një pike karburanti. Enea Yzellari është drejtuesi i mjetit tip “Benz”, i përfshirë në një aksident duke shkaktuar vdekjen e shoferit tjetër.

Pololicia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Y., 27 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.Ky shtetas sot rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në pogradec delor latifllari enea yzellari aksident në pogradec delor latifllari enea yzellari

Sondazh

Poll