Aktualitet

Atentat në Tiranë, qëllohet me armë zjarri drejt ‘Benz’-it, shënjestra braktis mjetin në mes të rrugës (Sherri nisi

2 Mars 2021, 21:30 Nga DOSJA
Atentat në Tiranë, qëllohet me armë zjarri drejt

TIRANË– Nardi Abazi, 24 vjeç, një person pa precedentë penalë është bërë objektivi i një atentati mbrëmjen e sotme, duke shpëtuar pa u lënduar. Abazi po udhëtonte në një automjet të llojit “Mercedez Benz”, në rrugën “5 Maji”, kur persona të paidentifikuar i kanë prerë rrugën dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës ku ndodhej ai.

Pas sulmit me armë zjarri, 24-vjeçari Abazi ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Edhe autorët janë larguar në drejtim të paditur, duke lënë shumë mister pas.

Gjithsesi, Dosja.al ka mësuar se ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme e ka pasur pikënisjen nga një sherr banal. Mësohet se ka qenë vetë objektivi i këtij atentati, 24-vjeçari Nardi Abazi, ai që fillimisht ka debatuar me disa persona përmes telefonit. Nuk dihet ende konkretisht ngjarja banale për të cilën janë konfliktuar të dyja palët, por ‘kundërshtarët’ e Abazit, pas sherrit, kanë marrë armët dhe i kanë prerë rrugën për ta qëlluar.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për atentatin. Po grumbullohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë nga bizneset përreth, në mënyrë që të zbardhen detaje për autorët. Dëshmia e vetë objektit, Abazi, do të ishte thelbësore për të hedhur dritë mbi këtë atentat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat nardi abazit nardi abazi te shtena me arme zjarri tek 5 maji tirane atentat nardi abazit nardi abazi te shtena me arme zjarri tek 5 maji tirane

Sondazh

Poll