Aktualitet

Kurti: Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin me Shqipërisë

2 Mars 2021, 21:13 Nga DOSJA
Kurti: Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin me Shqipërisë

LEZHË- Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka bërë një vizitë ditën e sotme në qytetin e Lezhës për ‘577 vjetorin e Beslidhjes së Lezhës’. Gjatë fjalës së tij Kurti ka thënë se bërja e politikës duhet që të rikthehet se Lezha, pasi në këtë mënyrë të gjithë shqiptarët do të dalin nga vështirësitë që kanë. Kurti është shprehur se Kosova dhe Shqipëria duhet që të bashkëpunojnë në tri fusha kryesore: në sigurinë, në burimet natyrore si dhe në politikëbn e jashtme.

“Politikëbërja te shqiptarët duhet t’i rikthehet Lezhës, ‘Besëlidhjes’ në mënyrë që edhe të dalim nga vështirësitë që kanë shqiptarët kudo dhe nga gjendja e rëndë e përgjithshme, por edhe të vendosemi në binarët e demokracisë e drejtësisë, zhvillimit e progresit, të cilat nuk e lënë asnjëri mbrapa. Shqipëria si Kosova, si shtete, si politika duhet të bashkërendohen drejt afrimit drejt integrimit e bashkimit. Në tri fusha kryesore, sigurisë së përbashkët, energjisë dhe burimeve natyrore dhe politikës së jashtme për kombin shqiptar,”tha ai.

Në lidhje me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Kurti tha se këtë gjë nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës, dhe se ata nuk kanë ligj për referendum dhe se nuk e ndryshojnë dot Kushtetutën.

“Fatkeqësisht Kushtetuta e Kosovës e ka një kundërthënie në nenin 1.1 me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë që Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik e neni 1.3 na ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, Pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, siç është Shqipëria, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrim të llojit tjetër siç është ai evropian. Në Kosovë, kur s’kemi ligj për referendum dhe kur s’e ndryshojmë dot Kushtetutën tregon që duhet të bëjmë më shumë punë e do të kalojë ca kohë deri të arrijmë në atë pikë, por padyshim ajo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, tha Kurti.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti bashkimi mes shqiperise dhe kosoves beselidhja e lezhes albin kurti bashkimi mes shqiperise dhe kosoves beselidhja e lezhes

Sondazh

Poll