Aktualitet

Gjithçka nisi në telefon, si u kthye sherri banal i 24-vjeçarit Nardi Abazi në një atentat

2 Mars 2021, 22:07 Nga DOSJA
Gjithçka nisi në telefon, si u kthye sherri banal i

TIRANËDosja.al ka mësuar se ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “5 maji” në Tiranë, e ka pasur pikënisjen nga një sherr banal. Mësohet se ka qenë vetë objektivi i këtij atentati, 24-vjeçari Nardi Abazi, ai që fillimisht ka debatuar me disa persona përmes telefonit.

Nuk dihet ende konkretisht ngjarja banale për të cilën janë konfliktuar të dyja palët, por ‘kundërshtarët’ e Abazit, pas sherrit, kanë marrë armët dhe i kanë prerë rrugën për ta qëlluar.

24-vjeçari, ka shpëtuar pa u lënduar dhe ka braktisur mjetin. Nuk dihet se kush mund të ketë qenë autori, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat nardi abazit nardi abazi atentat nardi abazit nardi abazi

Sondazh

Poll