Aktualitet

“Ka ardhur koha të martosh Krastën”/ Moderatori zbardh ‘bisedat’ që e larguan nga puna: Ishte koha kur në një resor

2 Mars 2021, 20:32 Nga DOSJA
“Ka ardhur koha të martosh Krastën”/ Moderatori zbardh

TIRANË– Moderatori Adi Krasta ka treguar ‘bisedat’ e bëra ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe pronarit të televizionit ku punonte më herët, pak para se ta largonin nga puna.

Në një formë tjetër, duke marrë shembull një resort dhe një dasmë, Krasta, në “A show” tregoi se personi që kishte dasmën nuk donte ta përfundonte shpejt dhe i kërkoi leje pronarit të resortit.

Ky i fundit, kërkoi leje nga kryeministri, i cili ia dha me kushtin që të ‘martonte’ edhe Krastën.

“Unë jua kam treguar ngjarjen, se kur në një nga resortet e Shqipërisë bëhej një dasëm. Familjari i thotë pronarit, që ishte edhe një njeri i medias që të mos ia mbyllë dasmën. Atëherë ky njeriu i fuqishëm i thotë kryeministrit ta lejojë të vazhdojë dasmën. ‘Të vazhdojë dasma, le të martohet me sukses ai që po martohet. Ka ardhur koha të martosh Krastën’, i tha kryeministri. Dhe sigurisht, Krasta u martua,”– tregoi Krasta duke bërë me dorë shenjën e largimit, duke nënkuptuar këtu heqjen e tij nga puna.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adi krasta adi krasta

Sondazh

Poll