Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Fushë Krujë! 80-vjeçarja shpëton mrekullisht, fqinjët e saj e nxjerrin nga shtëpi

3 Mars 2021, 06:33 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët një banesë në Fushë

FUSHË-KRUJË- Zjarri ka përfshirë një banesë në Fushë-Krujë në orët e para të mëngjesit. Bëhet e ditur se një e moshuar 80 vjeçare i ka shpëtuar mrekullisht zjarrit të rënë në banesën e saj. Sipas policisë, banesa e të moshuarës, M.S, është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike. Kanë qënë fqinjët e saj ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga banesa pasi ajo jetonte vetëm.

Për fat të mirë e moshuara ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa si pasojë e zjarrit në banesë ka vetëm dëme materiale.

NJOFTIMI:

Më datë 03.03.2021, në orën 07:20, në Fushë Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. S., rreth 80 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Shtetësja M. S., ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet banesa ne fushe kruje digjet banesa ne fushe kruje

Sondazh

Poll