Sport

Marcelo: Nëse më kërkojnë te largohem, do iki

13 Shkurt 2019, 17:45 Nga DOSJA
Marcelo: Nëse më kërkojnë te largohem, do iki

Marcelo është i gatshëm të ndërrojë ekip nëse nuk dëshirohet më në Bernabeu, por mbetet optimist për qëndrimin me Los Blancos.

Braziliani është duke kaluar një nga sezonet më sfiduese të karrierës, duke u aktivizuar vetëm 12 herë nga 23 ndeshjet e mundshme të La Ligës.

Sergio Reguilon ka qenë i preferuari për krahun e majtë pas emërimit si trajner të Santiago Solarit.

 Unë besoj në veten time, në punën time, por nëse vjen një ditë kur Real Madridi nuk më do, do të shkoj. Do të ishte e trishtë, por do të shkoj. Por jam i sigurt se nuk do të largohem.

Niveli që kam duke treguar deri më tani është e vështirë të mbahet. Jam pak më poshtë se niveli në këtë moment, por karriera ime ka qenë kështu, ulje të vogla dhe për fat të keq këtë sezon kam pasur tre lëndime në dy muaj.

Marcelo pranoi se forma aktuale këtë sezon nuk ka qenë në standardin e zakonshëm, edhe pse bindshëm thotë se është  në gjendje të mirë , gjithçka që i mungon për momentin është besimi.

Marcelo gjatë 12 vjetëve deri më tani ka pasur 332 paraqitje për Los Blancos.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport marcelo real madrid marcelo real madrid

Sondazh

Poll

Sport 13 Shkurt 2019, 16:37

Lajme të mira për Juventusin, kthehet ‘BBC’

Lajme të mira vijnë për Juventusin para ndehsjes me Atletiko Madrid, pasi klubi italian është rikthyer në stërvitje me treshen Barzagli-Bonucci-Chiellini.Treshj...