Bota

Këshilltari i Kurtit: Aleanca jonë me amerikanët është e palëkundshme 

2 Mars 2021, 22:24 Nga DOSJA
Këshilltari i Kurtit: Aleanca jonë me amerikanët është

KOSOVË- Këshilltari personal i Albin Kurtit, Arun Chaudhary, u është kundërpërgjigjur akuzave të ish-të dërguarit të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në një postim në Twitter ai shkruan se është krenar që punon me Albin Kurtin dhe me Vetëvendosjen. Chaudhary, është shprehur se aleanca e tyre është e palëkundshme dhe e bazuar në liri.

“Hej Richard Grenell, ky amerikani është krenar që punon me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Aleanca jonë e palëkundshme, e bazuar në liri dhe vetëvendosje, i mbijetoi diplomacisë së pamatur të detyrimit që ndihmuat për Donald Trumpin, kështu që … të lutem ndal,” shkroi Chaudhary.

Hey @RichardGrenell, this American is proud to work with Albin Kurti and Vetevendosje. Our unshakable alliance, based in liberty and self-determination, survived the reckless forced diplomacy you helped midwife for Donald Trump, so like… just stop, please. https://t.co/cimkwPrCyC

— Arun Chaudhary (@ArunChaud) March 2, 2021

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael. Grenell e ka quajtur Kurtin “anti-amerikan”, pasi ai ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke kundërshtuar Presidentët Bill Clinton-in, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trump-in.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti arun chaudhary richard grenell albin kurti arun chaudhary richard grenell

Sondazh

Poll