Bota

Akuza për korrupsion, dënohet ish-Ministrja e Turizmit dhe vajza e ish-Presidentit në Rumani

2 Mars 2021, 22:08 Nga DOSJA
Akuza për korrupsion, dënohet ish-Ministrja e Turizmit dhe vajza e

RUMANI- Gjykata e Apelit në Bukuresht ka dënuar më 8 vite heqje lirie ish-Ministren e Turizmit, Elena Udrea dhe me 5 vite burg vajzën e ish-Presidenit të Rumanisë, Traian Basescu, Ioana. Romania-insider shkruan se mbi Udrea-në dhe Ioana-nën rëndojnë akuzat e korrupsionit.

Ioana ka financuar në mënyrë të paligjshme fushatën elektorale të Traian Basescu në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019. Ndërsa Udrea u shpall fajtore për ryshfet dhe pastrim parash. Udrea-së ju sekuestrua gjithashtu 205 mijë euro.

Gjithashtu është burgosur edhe ish-sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit gjatë mandatit të Elena Udrea, Gheorghe Nastasia, me një dënim prej gjashtë vitesh burg për ryshfet.

 “Unë u ktheva në vend e bindur se diçka ka ndryshuar në Drejtësi dhe se ju mund të mbroni veten. Unë e di që bëra gjithçka që mund të bëja. Unë solla të gjitha provat që mund të sillja për të treguar që akuzat e prokurorëve ishin të pavërteta,” shtoi Udrea.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota elena udrea gheorghe nastasia ioana basescu traian basescu elena udrea gheorghe nastasia ioana basescu traian basescu

Sondazh

Poll