Bota

Kryetari i Preshevës: Duam të marrim pjesë në dialogun me Serbinë

2 Mars 2021, 20:00 Nga DOSJA
Kryetari i Preshevës: Duam të marrim pjesë në dialogun me

KOSOVË- Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kërkuar që të marrin pjesë në dialogun e Kosovës me Serbinë. Në një intervistë në ‘Euronews Albania’ ai ka thënë se, ata duhet të tregojnë të mënyrën se si kanë jetuar, si dhe se sa të diskriminuar kanë qenë. Më tej në fjalën e tij, Arifi ka thënë se janë të zhgënjyer nga Shqipëria që nuk është ‘kujtuar’ fare për Luginën e Preshëvës.

“Tema është aktuale dhe është pjesë e dialogut dhe ne duam të jemi pjesëmarrës që të tregojmë perspektivën e jetuar. Kjo është temë tabu dhe shqiptarët janë diskriminuar prej 30 vitesh. Ne e kemi të përditshëm diskriminimin dhe ka munguar reagimi e strategjia nga qeveria në Kosovë dhe Shqipëri. Ne jemi të çuditur nga vëllezërit tanë në Shqipëri, që nuk ka pasur reagime më parë për Luginën e Preshevës,” tha ndër të tjera Arifi.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj. Ndërkohë që sërish dialogu mes vendeve nisi në muajin korrik me qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove-serbi shqiprim arifi kosove-serbi shqiprim arifi

Sondazh

Poll