Bota

Sulmi mbi media, vriten tre punonjëse të një telezivioni në Afganistan

2 Mars 2021, 21:09 Nga DOSJA
Sulmi mbi media, vriten tre punonjëse të një telezivioni në

AFGANISTAN- Tre punonjëse të një televizioni në Afganistan janë vrarë ditën e sotme. BBC shkruan se vajzat që janë rreth moshës 18-20 vjeç janë qëlluar për vdekje. Sipas raportimeve sulmet edhe pse të ndara ishin të kordinuara me njera-tjetrën.

Vajzat që u vranë, punonin në departamenin e dublimit bë telezivionin Enikas TV. Policia ka deklaruar se sulmuesi kryesor është arrestuar dhe ka lidhje me grupet talibane, edhe pse këta të fundit e kanë mohuar përfshirjen në sulm.

“Ato janë të gjithë të vdekura. Ato po shkonin në shtëpi nga zyra në këmbë kur u qëlluan. Ne e arrestuam atë ndërsa ai po përpiqej të shpëtonte. Ai ka pranuar që ai kreu sulmin. Ai është një anëtar i Talibanëve,” thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota enikas tv vriten 3 gra ne afganistan enikas tv vriten 3 gra ne afganistan

Sondazh

Poll