Bota

Thyen karantinimin, gjobitet me 10 mijë paundë çifti nga Britania, policia: Është veprim egoist

2 Mars 2021, 21:50 Nga DOSJA
Thyen karantinimin, gjobitet me 10 mijë paundë çifti nga

ANGLI- Një çift nga Britania është gjobitur me 10 mijë paundë për shkak se kanë tentuar të thyejnë karantinimin. BBC shkruan se çifti taksa po kthehej nga Dubai, nuk dëshironin që të izoloheshin.

Por ata u gjetën falë gjurmimit nga ana e policisë dhe u gjobitën. Inspektori Chris Barnes në lidhje me këtë gjë tha se rregullat janë vendosur për një arsye dhe se duhet respektuar.

“Rregulla të rrepta rreth udhëtimeve ndërkombëtare janë vendosur nga qeveria për një arsye dhe t’i shpërfillësh ato në këtë mënyrë, është egoiste, e pavëmendshme dhe potencialisht e rrezikshme,” tha Barnes.

Dubai aktualisht është në listën e kuqe të 33 vendeve që vlerësohen me rrezikshmëri të lartë, dhe se personat që vijnë nga Dubai duhet të karantinohen.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota chris barnes gjobe 10 mije paunde thyen karantinen chris barnes gjobe 10 mije paunde thyen karantinen

Sondazh

Poll