Bota

STUDIMI: Njerëzit me më shumë interferone janë me të mbrojtur

2 Mars 2021, 20:52 Nga DOSJA
STUDIMI: Njerëzit me më shumë interferone janë me të

ITALI- Një studim i bërë në Itali ka tregaur se njerëzit që kanë më shumë interferone (proteina). Fanpage shkruan se me studimin është marrë eksperti Giuseppe Novelli. Në lidhje me këtë studim, Novelli tha se ndryshimin për mënyrën se si sëmurën pacientët me Covid e bëjnë proteinat.

“Që nga fillimi i urgjencës shëndetësore kemi vërejtur se jo të gjithë sëmuren në të njëjtën mënyrë: ka në fakt asimptomatikë, ata që raportojnë simptoma të lehta dhe për fat të keq edhe ata që kanë nevojë të shtrohen në spital në kujdesin intensiv. Ajo që bën ndryshimin mund të jetë sasia e interferoneve të prodhuara nga trupat e njerëzve,” tha ai.

Ai tha se hulumtimi, në veçanti, u përqëndrua në ato personat që kanë pasur kontakt shumë të ngushtë me koronavirusin. Novelli gjithashtu tha se faza e parë e mbrojtjes për tkëtë gjë është prodhimi i interferonit.

“Ne kemi kryer një studim shumë të rëndësishëm për të kuptuar pse ka ndryshime shpesh shumë të mëdha në mesin e njerëzve të ekspozuar ndaj të njëjtit patogjen, dhe kemi zbuluar se 10 përqind e atyre që zhvillojnë forma të rënda kanë një defekt gjenetik në prodhimin e interferonit, i cili është linja e parë e mbrojtjes që ne prodhojmë. Pa interferon është më lehtë i sëmurë seriozisht “, tha Novelli.

Prandaj hipoteza e shkencëtarëve është se disa individë, pavarësisht nga mosha, janë në gjendje të prodhojnë sasi më të mëdha të interferonit, duke u treguar në të vërtetë imun ndaj Covid

“Ne po zgjedhim vullnetarë që dhurojnë ADN-në e tyre midis njerëzve që kanë qenë shumë të ekspozuar ndaj virusit por nuk janë sëmurë. Më vonë do të shqyrtojmë aftësinë e tyre për të prodhuar interferon,” përfundoi ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në të gjithë botën janë regjistruar 115,179,212 persona me Covid, ndërsa 2,556,098 të tjerë kanë humbur jetën.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe novelli studimi giuseppe novelli studimi

Sondazh

Poll