Bota

Greqia me shifra alarmante, 2,300 të infektuar në 24 orët e fundit, virusi britanik shkaku kryesor sipas ekspertëve

2 Mars 2021, 14:07 Nga DOSJA
Greqia me shifra alarmante, 2,300 të infektuar në 24 orët e

GREQI– Përhapja e koronavirusit vazhdon të ketë rritje në vendin fqinj, ku sipas informacioneve, rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë tashmë afër 2,300.

Sipas Protothema, vihet re se vetëm dhjetë ditë më parë, më 23 shkurt, u shënuan më shumë se 2,000 raste. Barra epidemiologjike, veçanërisht në Atikë, mbetet e lartë, gjë që dikton shtrirjen e masave, por edhe intensifikimin e kontrolleve.

Ekspertët konfirmojnë se është varianti britanik i koronavirusit ai që ka rritur në mënyrë të papritur numrin e të prekurve. Mosrespektimi i masave nga qytetarët si edhe mungesa e kontrollit nga autoritetet kompetente në lidhje me zbatimin e bllokimit ka shkaktuar reagimin e fortë të anëtarëve të Komisionit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi variantet e koronavirusit koronavirusi në greqi variantet e koronavirusit

Sondazh

Poll