Politike

Kushtetuesja i jep dy ditë kohë MSH për të sjellë argumentat e saj ndaj padisë së PR për masat anti-COVID

2 Mars 2021, 11:06 Nga DOSJA
Kushtetuesja i jep dy ditë kohë MSH për të sjellë

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka shtyrë dhënien e vendimit për padinë që ka depozituar Partia Republikane më 4 dhjetor 2020, ku forcave politike iu ndalohen tubimet në fushatën elektorale për zgjedhjet e Prillit.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese i dha dy ditë kohë përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë që të çojnë dokumentet dhe argumentet që arsyetojnë vendimin e tyre për ndalimin e tubimeve politike.

Përfaqësuesi i PR-së, Dardan Mustafa tha se urdhëri i dhënë nga qeveria, me propozim të Komitetit Teknik i vë partitë në pozita jo të barabarta, pasi kryeministri dhe PS mund të zhvillojnë takime.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll