Politike

Berisha: Po të isha kryeministër nuk do të vaksinohesha kurrë i pari si Edi Rama, do pres radhën 

1 Mars 2021, 22:03 Nga DOSJA
Berisha: Po të isha kryeministër nuk do të vaksinohesha

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha, i pyetur se nëse do ta merrte ka vaksinën I pari nëse do të ishte kryministër ka thënë jo.

I ftuar në Çim Peka Live’, Berisha ka thënë se nuk meriton askush ta marrë vaksinën para bluzave të bardha, policiëve apo mësuesve duke shtuar se vetë ai do vaksinohet kur t’i vijë radha.

“Kjo qeveri ka bërë një keqmenaxhim ekstrem ndaj pandemisë. Shqipëria për shkak të Edi Ramës e trajtoi me falsitet e vjedhje të fondeve. Do të vaksinohem kur të më vijë radha. Vazhdoj të jem i kujdesshëm. Nuk meriton askush të vaksinohet përpara punonjësve të shëndetësisë, medieve, policisë e mësuesve. Në asnjë mënyrë nuk do të pranoja të vaksinohesha nëse do isha kryeministër. Ai që drejton duhet të ndajë fatin me qytetarët e tij. 10 ditë më parë, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ infermieret blinin doreza me lekët e tyre. Shqipëria duhet të mbyllë shkollat në radhë të parë, çdo mbyllje tjetër duhet të shoqërohet me subvencionim. Bëhet një minimum mizerabël testesh. Testet janë shpëtim jete, është parandalim, diagnozë. Shifrat që deklaron qeveria janë vetëm deklarimet e spitaleve Covid në Tiranë, jo rajonalet. Shifrat e viktimave nga Covid-19, të manipuluara. Njerëzit nuk diagnostikohen, nuk shtrohen në spitale.”– ka thënë Berisha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll