Politike

“Fevzi, erdhën vaksinat”/ I ftuari ‘i shkatërron’ lidhje LIVE Blendi Fevziut, moderatori: Hë mo rri urtë tani

1 Mars 2021, 22:02 Nga DOSJA
“Fevzi, erdhën vaksinat”/ I ftuari ‘i

TIRANË– Një nga të ftuarit e ‘Opinion” nuk ka denjuar tu ndërpresë fjalën të ftuarve të tjerë dhe moderatorit Blendi Fevziu, mbrëmjen e sotme.

Në momentin që Fevziu po fliste me një përfaqësues të Partisë Demokratike për koalicionin e firmosur sot, i ftuari ia priti nga studioja: Fevzi, erdhën vaksinat!

Gazetari, i vënë në siklet, nxitoi të ndërpriste atë që i ftuari mund të thoshte më tej, por nuk u shpëtoi kamerave.

“Hë mo rri urtë tani,” tha Fevziu dhe vijoi më tej.

Në fakt, i ftuari që ‘shkatërroi’ lidhjen LIVE nuk u kap me fytyrë, kështu që s’mund ta dimë kush ishte. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi fevziu blendi fevziu

Sondazh

Poll