Covid-19 dhe masat e marra, Skënder Brataj: Treguesit janë brenda normave, ora e darkës ishte e tmerrshme
1 Mars 2021, 21:47Nga DOSJA
TIRANË- Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar këtë të hënë në A2 nga ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë dhe masat e marra deri tani nga Komiteti Teknik për Koronavirusin.
Brataj u shpreh se deri në këto momente situata është nën kontroll. “Shqipëria nuk ka pasur mbyllje totale që prej marsit të vitit të kaluar, siç pati në vende të tjerë, për shumë faktorë. Me këtë model që kemi krijuar, deri në këto momente situata është nën kontroll. Të gjithë treguesit janë brenda atyre normave limite që shtojnë më tej masat shtrënguese.
Masat shtrënguese janë marrë. Sipas meje, ora e darkës ishte më e tmerrshmja. Unë mendoj se ulja e orarit e frenoi disi. Në atë orë nuk është se virusi fle, por ne në atë orë nuk po ruanim asnjë masë dhe mjaftonin ato 2-3 orë që virusi të shpërndahej. Aktualisht, treguesit janë në maksimumin e normës, por nuk kanë më rritje dhe po përballohet. Atëherë modeli që ne kemi ndjekur, me shtrëngimet e mesme, ka dhënë rezultat”, u shpreh Brataj.
Më tej, Brataj u shpreh optimist për periudhën e verës, si pasojë e vaksinimit dhe rritjes së temperaturave në atë periudhë.
“E shikoj pak kritike situatën në këto dy muaj. Jo se me ardhjen e verës do të iki virusi, por ulet disi virulenca për shkak të temperaturës. Shumë faktorë të tjerë ndikojnë. Më shqetëson fakti se nëse nuk do të arrijmë imunizimin drejt vjeshtës, atëherë duhet ngulur këmbë sa më shumë për vaksinimin ose ripërsëritjen e masave për parandalimin e Covid-19”, tha Brataj.
Marrë nga: A2
(A.k.dosjaa.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Demokratike, ka reaguar pasi Edi Rama, publikoi ditën e sotme projektin e hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës, ku në një vëzhgim që bëri Dosja.a...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur në emisionin “Opinion” pas frimosjes së marrëveshjes “Shqipëria, shtë...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka lajmëruar se brenda dy ditëve do të bëjë një denoncim të bujshëm. Në një li...
TIRANË- Ish- Kryeministri Sali Berisha ka bërë një krahasim mes Kryedemokratit Lulzim Basha dhe Kryeministrit Edi Rama.I ftuar në Çim Peka Live’, Be...
TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha, i pyetur se si do ta menaxhonte situatën e pandemisë së koronavirusit po të ishte Kryeministër, është shprehur...
TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka thënë se ditën e sotme numri i viktimave nga Covid-19, që është raportuar nuk është i vërtetë.I ftuar në em...
Monika Kryemadhi: Sot është ditë historike, për herë të parë ka qenë një marrëveshje mes një partie të majtë dhe një të djathtë. Ky është një unifikim politik. ...