Politike

Çfarë do të bënit po të ishit Kryeministër? Berisha: Nuk do të hapja shkollat, të gjitha fondet do të shkonin përballi

1 Mars 2021, 21:32 Nga DOSJA
Çfarë do të bënit po të ishit Kryeministër?

TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha, i pyetur se si do ta menaxhonte situatën e pandemisë së koronavirusit po të ishte Kryeministër, është shprehur se fillimisht nuk do të kishte hapur shkollat në shtator.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Berisha ka thënë ndër tjera se të gjitha fondet do të shkonin për përballimin e situatës së Covid-19 duke shtuar se do të shtonte edhe testet.

Berisha, më tej ka shtuar se varianti I ri I Covid-19, ekziston në Shiqëri, po sipas tij po e fsheh Rama.

“Nuk do kisha hapur shkollat në shtator. Do të caktoja një shumë të madhe. partia Demokratike ka bërë një kërkesë që në fillim që fondet që ishin për PPP të shkonin për të shpërtuar jetët nga Covid-19. Kto ditë që janë shtuar vdekjet janë përgjysmuar testet. Po të isha unë Kryeministër do të shtoja testet, do të ishte parandalimin për përhapjen e Covid-19. Përgjigjet kanë ardhur po i fsheh xhahili. Këta fshehin variantet. Një fond të madh për të rifreskuar infrastrukturën spitalore nga Tropoja në Sarandë. Kjo është një betejë me një armik më të rrezikshmit.”– ka thënë Berisha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll